Mehaj bën homazhe në Prekaz

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 10:09
Mehaj bën homazhe në Prekaz

Për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Për nder të 14-vjetorin e shtetësisë së Kosovës mëngjesin e sotëm është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës ku në ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe  komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Festë u bë dhe në qiell.

Mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan parashuta me flamujtë e Kosovës, e krahas tyre edhe flamuri kombëtar.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 Shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

(Kosova Sot Online)