Kolumbia e Evropës, Kosova dhe Shqipëria, liderë të krimit të organizuar të nivelit ndërkombëtar!

Kolumbia e Evropës, Kosova dhe Shqipëria, liderë të krimit të organizuar të nivelit ndërkombëtar!

Hajrullah Tërnava

  • 17 February 2022 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Nga krimet e zhvilluara i të të gjitha llojeve, që nga pas luftës e deri më tani, e që tani edhe po dëshmohet nga ndërkombëtarët për shtetet shqiptare, si Shqipëria ashtu edhe Kosova, janë bërë kryesoret e botës për lloj lloj krimesh që kryhen e sidomos kur janë në pyetje droga, narkotikët, trafikimit me qenie njerëzore-prostitucioni, e që është për tu habitur që dikur në këto vende nuk është ditur fare për drogën, e tani me këto përvoja kriminale krahasohemi me shtetet më të kriminalizuara të botës.

Tani kur një kohë të gjatë, e sidomos për Shqipërinë nga ramja e komunizmit që nga ai zhgënjim i atyre kohërave si vendi më i varfër në botë, e tërë popullata është anagazhuar dhe ka qenë e preokupuar se si me u pasurua s’paku të përafërt me shtetet tjera deri diku, dhe konstatimi ishte se droga si trend i botes duhet të mbillet nëpër tokat e tyre dhe në mënyra të ndryshme të veprohet që të eksportohet në shtete tjera të botes, kurse në Kosove ky lloj i krimit ka filluar nga paslufta e këndej në masë të madhe, edhe pse gjatë viteve 1990-2000 ka qenë si dukuri më e rrallë.

Shtetet shqiptare Shqipëri-Kosovë me atë nivelin e njerëzve jo profesionista e të pa përgatitur që i kanë emëruar nëpër institucionet ku luftohet krimi, e sidomos udhëheqësit e shteteve që kanë pasur ndikim në të gjitha institucionet shtetërore, për qëllime personale të pasurimit të tyre, emëronin njerëz të pa ngritur profesionalisht dhe të pa guximshëm, por të dëgjueshëm për ta, sepse qëllimi i tyre ishte që vetë ata udhëheqës të pasurohen, sepse vetëm si të pasur më me lehtësi do ta udhëheqin shtetin! Prandaj nga këto veprime shkurtpamëse të atyre udhëheqësve kriminel, tani jemi këtu ku jemi, dhe është normale që të kemi krahasime nga ndërkombëtaret si shteti më i kriminalizuar, që na krahasojnë me ato shtetet amerikano latine, si Kolumbia etj.

Tani sa i përket krimit që ka lëshuar rrënjë tani qe disa dekada, e që edhe me dashtë tani me e luftua shumë seriozisht këtë krim të organizuar në mënyrë permanente, shërbimet e luftimit të krimeve e kanë të vështirë sepse iu duhet një kohe e gjatë e pastrimit të atyre të këqijave të tëra, e në rend të pare duhen reforma të tëra në të gjitha institucionet. Me vite të tëra është krijuar një kulturë kriminale te shumë gjenerata të cilat tani këto lloje të krimeve në fjalë i bëjnë si përditshmëri dhe në mënyrë të pa penguar, si fuqi e mafies shqiptare, në bashkëveprim dhe bashkë koordinim të klaneve mafioze të Tiranës dhe të Prishtinës, duke u bërë kështu pengesa kryesore perspektivës së zhvillimit dhe integrimit në BE.

Në këto rrethana tani është lidhur aq ngushtë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i koordinimit dhe menaxhimit të parasë së krimit nga rrjetet mafioze të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas, duke e shndërruar kështu Prishtinën dhe klanet e krimit të organizuar në Kosovë në degë kryesore të mafies shqiptare me qendër në Tiranë. Jo vetëm nga përplasjet dhe akuzat e karakterit politik që e zbulojnë për çdo dite edhe fuqinë vepruese e organizatave të rrjeteve kriminale e mafioze në Shqipëri, por edhe raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare, në baza vjetore po hartojnë raporte analitike të hetimit dhe konstatimit se si Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të jenë preokupim serioz për Bashkimin Evropian dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pa aftësitë e tyre për ta përmirësuar luftën kundër krimit, sidomos atë të trafikut të drogës, narkotikëve, të trafikimit me qenie njerëzore- prostitucionit. Duke ju referuar edhe raporti të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për luftën kundër lëndëve narkotike, ndër tjera thuhet se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbetet një vend jo vetme transit por edhe burim kryesor për prodhimin e marihuanës dhe një pikë (depo) për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar ne tregjet evropiane.

Madje jo rastësisht organizatat serioze ndërkombëtare që merren më çështjen e sigurisë konstatojnë se mafia politike në Kosovë dhe ajo në Shqipëri janë model i mafies më të fuqishme ndërkombëtaret në rajon. Gjithsesi që do të jetë e vështirë për Qeverinë Kurti që të ballafaqohet me një strukturë të tillë kriminale të shtresuar dhe sistemuar për dy dekada në realitetin e Kosovës, kur dihet se të gjitha raportet ndërkombëtare e cilësojnë Kosovën si ekspozitura besnike të mafies së Shqipërisë, sepse modeli i “huazuar” nga Shqipëria i të gjitha llojeve të trafiqeve kriminale, është analizuar dhe përpunuar me kujdes, në bashkëpunim me politikën vendore, kështu që sot Mafia politike në Kosovë është dhe po renditet si organizate ndër më të fuqishmet dhe me lidhje ndërkombëtare në rajon.

Krimi i organizuar shqiptar shfaqet në vitet e fundit si një nga kërcënimet kryesore për vendet e BE-së, me gjithë përpjekjet që janë bërë për përballimin e tij. Kjo është ajo që thekson një raport sekret i hartuar nga policia greke, me të dhënat e saj dhe të EUROPOL-it, e Greqia si fqinje e Shqipërisë është ajo që preket më tepër. Sipas raportit, veprimtaria kryesore e keqbërësve shqiptarë në të ashtuquajturin kriminalitetin e rëndë në Greqi është trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë. Prej janarit të vitit 2016, më shumë se 15.5 tonë hashash janë sekuestruar në territorin grek, prej të cilave 6.8 tonë vetëm në 6 muajt e fundit. Këto fakte kriminale flasin mjaftueshëm për shqetësimet e tilla argumentet e njëpasnjëshme që i karakterizojnë në kohë aferat e mëdha me EUELEX-in, vjedhjet në dhomat e dëshmive në polici, dështimi për dy dekada i zbulimit të vrasjeve politike, e që gradualisht të gjitha këto arrijnë kulmin në kapjen e madhe të shtetit dhe të sundimit mbi organet e drejtësisë, duke u stabilizuar dhe sistemuar e zhvilluar në fushën e ndërtimeve në Prishtinë e gjithandej në Kosovë, duke pastruar paranë e pistë të fituar nga veprimtarja e kundërligjshme, nga reketët haraçi, droga dhe prostitucioni në Kosovë e Shqipëri, dhe kështu këto dy shtete të vogla në rajon, Shqipëria dhe Kosova po e marrin epitetin e një Kolumbi evropiane.

Gjithsesi se do të jetë një mision i vështirë për Qeverinë Kurti, që deri në fund të mandatit, nëse arrin për ta vazhduar dhe mbijetuar, që me procesin VETTING në drejtësi, me riorganizim të policisë dhe të AKI-së, të të gjitha strukturave antikrim, ta kanalizon dhe orienton si duhet luftën antikrim, për tu përballur suksesshëm dhe neutralizuar rrjetet nacionale dhe internacionale të bandave kriminale, për faktin se tani mafia kosovare, veprimi i së cilës po dëshmohet me shtrirjen sidomos në industrinë e ndërtimit në Prishtinë e tutje në qendrat kryesore të Kosovës, ka edhe lidhje shumë të forta, jo vetëm në territor, por edhe në institucione, prandaj kemi të bëjmë me një fenomen interesant, ku mafia kosovare, po bëhet edhe konkurrente dhe rivale e egër në kontrollin e trafikut të drogës pasi që bazamentin e fuqishëm e ka tek mafia që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia liderë në Evropë. Madje kur është interesi i madh, mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale.

Se sa alarmante dhe rrezikshme është gjendja në rajon nga trafiqet e ndryshme në rajon , duke përfshirë edhe Kosovë, flasin më së miri dhjetëra raste të zbulimit dhe konfiskimit në masë të madhe të drogave në Kosovë, qofshin në transport transit apo të deponuara, prandaj këto raste flasin mjaftueshëm dhe duhet të jenë alarm për Qeverinë Kurti me institucionet e sigurisë e të drejtësisë për veprim 24 orësh në luftim, hetim, zbulim e parandalim sepse drogat në Shqipëri dhe Kosovë mund ti shndërrojnë këto dy vende në “Kolumbi” dhe të jenë kancer i pa shërueshëm në të ardhmen, pengesë e zhvillimit të vendit dhe ngecjes së perspektivës dhe integrimeve.

Prandaj sa me pare te vetëdijesohen shqiptarët për këto të këqija që iu kanë bërë vendeve të tyre, e që ta gjejnë metodën më efikase që ti luftojnë të gjitha të këqijat në vendet e tyre, dhe të ecin në hap me kohën, e për të mirën e vendit që të rinjtë dhe populli në përgjithësi ta shohin perspektivën e të jetuarit në shtetet e tyre, popullit ti kthehet vullneti për të jetuar në vendet e të parëve të tyre, se nëse vazhdohet me këto veprime atëherë për një kohë të shkurtër shumica e popullit do ti braktisin vendet shekullore të të parëve tonë dhe në këto shtete s’do të jetojnë më shqiptarët, do të zbrazen ashtu sikur që janë projektet dhe dëshirat e armiqve tonë shekullor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".