Abdixhiku: Më 17 Shkurt, kujtojmë themelet e shtetit tonë që janë sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 10:50
Abdixhiku: Më 17 Shkurt, kujtojmë themelet e shtetit tonë që janë sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie kanë bërë  homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Abdixhiku nga aty tha se sot në këtë ditë historike për vendin nderojnë të gjithë gjeneratat që kanë kontribuuar që17 Shkurti të festohet.

Kryetari i LDK-së pasi bëri homazh tek varri i ish-presidentit Rugova atë e quajti akt themeltar i shtetit të Kosovës.

“Në 14 vjetorin e ditëlindjes  së Kosovës së shtetit të Kosovës ditën më të rëndësishme historike për vendin tonë sot nderojmë të gjithë gjeneratat që për kohë të gjatë kanë bërë të mundur që ne të kemi festë me 17 shkurt nderojmë intelektualët e viteve të 90’ta me presidentin historik aktin themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova se  nderojmë familjen Jasharaj dhe të gjithë e luftës çlirimtare viktimat e Kosovës të të gjitha gjeneratave dhe mbi të gjitha falënderojmë aleatët tanë që në orën tonë më të rëndë na qëndruan në krahë. Sot është festë dhe në këtë festë të 17 Shkurtit ne do të kujtojmë themelet e shtetit tonë që janë sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme”, tha ai.

(Kosova Sot Online)