Lexoni edhe:
Kosova në dialog me Serbinë, vetëm për njohje reciproke
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Lufta kundër korrupsionit as që ka filluar. Dy dekada në liri dhe 14 vite në pavarësi, asnjë politikan i ashtuquajtur nuk është ndjekur dhe nuk ka marr ndonjë verdikt të formës së prerë për krim ekonomik dhe krime të tjera që janë të pandalshme për momentin. Asgjë nuk ka filluar as që mundë të flitet për këtë çështje. Madje nuk ka asnjë reformë, as në arsim kur dihet se si funksionon arsimi i lart privat dhe publik.
Nuk ka asnjë shpresë të vetme që fusha e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit të zhvillohet e fuqizohet. Për më keq as nuk ka deklarata publike se po luftohet korrupsioni ,përfitimi pa bazë. Asnjë konferencë shtypi ky kryeministër nuk ka mbajt për këtë temë, asnjë aksion kundër reketëve që nga pas lufta nuk është bërë. Asnjë hetim thelbësor ndaj ministrave nuk është bërë. Pra nuk mund të themi asgjë pozitive që ka ndodhë në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit e korrupsionit në këto 14 vjet pavarësi të Kosovës, sepse realisht s’ka asgjë prej kësaj pune.
Kosova në dialog me Serbinë, vetëm për njohje reciproke Lexoni edhe:
Qeveria ende po merret me ligje, edhe pse ashtu kështu ligje ka pasur sa të duash por s’ka pasur zbatim as mbikëqyrje të zbatimit për të konstatuar arsyen e mos zbatimit të tyre. Zakonisht në shoqëritë e brishta ku nuk funksionon shteti ligjor, nxirren ligje kot së koti, sikur kjo që po ndodhë tani së fundi tek neve , që po kërkohet formimi i një Byroje hetuese me ligj të veçantë e për pasojë do të duhet ndryshuar edhe kushtetutën, duke rrezikuar për të hyrë me këtë lojë akoma të pa qartë dhe bërë një ligj kundër kushtetues. Ligjet në fuqi duhet të zbatohen, të monitorohet niveli i zbatimit të tyre dhe pengesat që hasen për ti plotësuar dhe ndryshuar ato, dhe vetëm atëherë del konstatimi dhe nevoja eventuale pse duhet dhe për cilin problem të nxirren ligje të reja shtesë për një problem të caktuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".