Vdekja e 9 vjeçares me COVID-19, nga Klinika e Pediatrisë e mohojnë se ka pasur neglizhencë

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 12:07
Vdekja e 9 vjeçares me COVID-19, nga Klinika e Pediatrisë e mohojnë se ka pasur neglizhencë

Gjatë ditës së djeshme u raportua për vdekjen e një vajze 9 në Klinikën e Pediatrisë.

Nëna e 9 vjeçares kishte raportuar në polici se dyshon se vajza e saj mund të ketë vdekur për shkak të neglizhecës së stafit mjekësor të kësaj klinike.

Mirëpo me sqarim ka dalur sot Klinika e Pediatrisë.

Nga Klinika e Pediatrisë kanë treguar se vajza fillimisht ishte pranuar në Repartin Covid-19, për shkak se ka rezultuar pozitiv për COVID. Ndërsa, nga kjo klinikë e kanë munguar të ketë pasur neglizhencë të mjekëve.

Sipas kësaj klinike, pas ekzaminimeve shtesë vërtetohet se fëmiu ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë u njoftuan edhe prindërit.

“Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmiu fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm. Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmiut. Për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre. Tashmë, jemi në pritje të rezultatit nga Mjekësisë Ligjore. Klinika e Pediatrisë, do të ofrojë gjithë bashkëpunimimin e nevojshëm për hulumtimin e rastit nga organet kompetente”, thuhet nga Klinika e Pediatrisë.

(Kosova Sot Online)