Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 16:17
Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.

(Kosova Sot Online)