
Reagon SHBA pasi Rusia i dëboi një diplomat: Është hap shkallëzues

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të enjte kanë konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga ambasada e saj në Moskë, duke e quajtur masën si një “hap shkallëzues” të paprovokuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Rusia ka dëbuar zëvendës-ambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë, ndërkohë nga ana e Moskës nuk ka asnjë reagim.
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se veprimi i Moskës ishte “i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë si një hap përshkallëzues dhe po shqyrtojmë përgjigjen tonë”.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona”, thotë departamenti.
(Kosova Sot Online)