Kryediplomati izraelit uron kosovarët: Na pëlqen që flamuri juaj valon në ambasadë në Jerusalem

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 18:01
Kryediplomati izraelit uron kosovarët: Na pëlqen që flamuri juaj valon në ambasadë në Jerusalem

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Yair Lapid e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë.

Kryediplomati i Izraelit ka shkruar se iu pëlqen flamuri i Kosovës që valon mbi ambasadën në Jerusalem.

“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen ta shohim flamurin tuaj duke u valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem!  ”, ka shkruar Lapid në Twitter.

(Kosova Sot Online)