8-vjeçari i shkruan letër presidentit austriak për t’i thënë e ke emrin e komplikuar, i përgjigjet Van der Bellen

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 21:14
8-vjeçari i shkruan letër presidentit austriak për t’i thënë e ke emrin e komplikuar, i përgjigjet Van der Bellen

Për disa nxënës të shkollave fillore, emri i Presidentit të Austrisë është shumë i ndërlikuar.

Anipse emri i parë “Alexander” është mjaft i zakonshëm, mbiemri “Van der Bellen” duket pak më i vështirë.

Një emër i përbërë nga katër fjalë mund të duket shumë i komplikuar nga disa nxënës të shkollave fillore, veçanërisht kur janë duke u testuar.

Për tetëvjeçarin Milo nga Vjena ishte e vështirë të shkruhej një emër i tillë. Prandaj ai vendosi t’i shkruaj letër presidentit.

“I nderuar zoti President Federal. Unë nuk mund ta shkruaja emrin tuaj në një test në shkollë. Pse emri juaj është kaq i vështirë?”, i shkroi ai presidentit.

Kjo pyetje presidentit i ishte bërë më shumë se një herë. Megjithatë, ai këmbënguli që t’i përgjigjej personalisht 8-vjeçarit Milo.

“I dashur Milo. Faleminderit shumë për letrën e mirë. Pse është “e vështir? Epo, paraardhësit e mi emigruan nga Holanda  rreth vitit 1700. Dhe atje emra si Van der Bellen ose van der Veen janë emra krejtësisht normalë, nuk janë të pazakontë. Por nëse është shumë e ndërlikuar për ju, thjesht shkruani Sascha. Kështu më thërrasin miqtë e mi”, ia ktheu presidenti.


(Kosova Sot Online)