“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Majko nxjerr hartën që “çmonton” Lavrovin: E paprecedentë

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 15:24
“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Majko nxjerr hartën që “çmonton” Lavrovin: E paprecedentë

Ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së papritur të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov i cili tha se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë për të nxjerrë jashtë ekuilibri Rusinë.

Majko e ka cilësuar këtë një deklaratë të paprecedentë. Ai ka publikuar edhe një lajm ku përcaktohen përkatësitë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën, pjesë e të cilëve nuk është as Shqipëria dhe as Kosova.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.

Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën”, shkruan Majko.

(Kosova Sot Online)