Pranon fajësinë i akuzuari që shkaktoi aksident ku humbi jetën një person në vitin 2020

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 13:06
Pranon fajësinë i akuzuari që shkaktoi aksident ku humbi jetën një person në vitin 2020

I akuzuari N.H ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur keqardhje se më 2020 shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit kishte humbur jetën e dëmtuara G.E.

Këtë deklarim i akuzuari e ka bërë gjatë shqyrtimit të dytë gjyqësor, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Ai ka deklaruar se e ndjen vetën fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet, me ç’rast ka thënë se ndjehet i penduar.

Ai publikisht i kërkoi falje familjes së të dëmtuarës, ku shtoi se ka qenë një gjendje e rëndë edhe për të pasi që ka dy vite që nuk e tejkaon atë situatë.

Tutje, ka thën se mban përgjegjësinë që i takon për lëshimet e tij që ka bërë në komunikacion, lëshime ato që i ka konstatuar edhe eksperti.

I dëmtuari B.E, lidhur me deklarimin e të akuzuarit ka thënë se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit.

Ata si familje e dëmtuar ia kanë falur sipas zakoneve dhe i bashkëngjiten ndjekjes penale ndaj tij dhe nuk kërkojnë kërkesë pasurore-juridike sepse të njëjten e kanë siguruar në kërkesë të rregullt gjyqësore.

Pas deklarimit të të pandehurit, avokati i tij Kujtim Gërveshi, lidhur me pranimin e fajësisë deklaroi se i njëjti mbështet në gjendjen e keqardhjes për familjen e të dëmtuarit, duke qenë se të njëjtit nuk kërkuan dënimin e tij dhe hoqen dorë nga ndjekja penale e të njëjtit edhe në seancën paraprake.

Tutje ka thënë se tash dy vite i mbrojturi i tij po përjeton vështërsi, të cilat i shfaqen si pasqyrë e përceptimit shpirtëror, për shkak se i njëjti është mjek dhe ka rolin që kësaj shoqërie t’i ndihmojë dhe t’i kthejë qytetarët të shëndoshë nga një trajtim mjekësor..

Ndërsa, shtoi se për të është posaçërisht i rëndë fakti se kjo situatë e ka ngatërruar në përgjithësi fillimisht për humbjen e një jete, që roli i tij gjatë gjithë karierës ka qenë të shpëtojë jetë.

Gërveshi, gjykatës i propozoi  që ta pranojë fajësisë e bërë nga i mbrojturit të tij, si rrjedhë e deklarimit të sinqertë edhe të fmailjarëve të të dëmtuarës, për shkak se i njëjti mbështetet në ndjenjën shpirtërore dhe sinqeritetin e pastër të një profesionalisti shëndetsor.

Kurse, gjatë matjes së dënimit i njëjti i propozoi gjykatës që të ketë parasysh të kaluarën e të pandehurit si mjek familjar, mbajtës i familjes, keqardhjen e tij të shprehur disa herë, qëndrimin e tij para gjykatës, sjelljen e tij të përgjithshme.

Po ashtu, theksoi faktin se ky është aksidenti i parë dhe keqardhjen që ka shprehur ndaj familjes dhe deklarimin e familjarëve të të dëmtuarës, të cilët deklaruan se nuk i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe nuk paraqesin kërkesë pasurore juridike.

Andaj, gjatë shqiptimit të dënimit në shkallën e përgjegjëgjsisë, kërkoi që të njëjtën gjykata ta ketë parasysh.

Prokurori Bekim Kodraliu lidhur me deklarimet e të pandehurit tha se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit dhe se deklarimi i tij në shyqrtimin e dytë gjyqësor kryesisht kuptohet si pranim fajësie, andaj i propozoi gjykatës që të vendos lidhur me pranimin e fajsisë.

Ndryshe, në fillim të seancës, gjykatësi Avdirrahman Gashi i ka njoftuar palët se mbrojtësi i të pandehurit, ka dorëzuar kërkesë për hudhje të aktakuzës në afatin ligjor, një kopje të së cilës paraprakisht ia ka dorëzuar prokurorit Kodraliu.

Gashi po ashtu ka njoftuar se, mbrojtja i ka përmbushur detyrimet për zbulimin e provave nga neni 256 i këtij kodi.

Mbi bazën e deklarimeve të dhëna në këtë seancë, gjykatësi Gashi përmes aktvendimi e  ka pranuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Halili, me ç’rast ka thënë se procedura në këtë çështje juridiko-penale u përfundua.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 23 shkurt 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 24 maj 2021, më 11 mars 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht afër pompës së derivative “Alfa Trade” në fshatin Qallapek, Komuna e Lipjanit, i pandehuri N.H, derisa po drejtonte automjetin “BMW X5” në drejtim Ferizaj-Prishtinë, nga pakujdesia, duke tejkaluar shpejtësinë e kufizuar me shenja të përgjithshme të trafikut, ka shkaktuar aksident komunikacioni me ç’rast ka humbur jetën tani e ndjera G.E.

Në aktakuzë thuhet se, vdekja e tani të ndjerës është konstatuar edhe nga raporti i autopsisë, ku thuhet se këtij aksidenti i ka kontribuar edhe e ndjera.

Me këtë ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

(Kosova Sot Online)