
Profesori: Kam parë shumë fjalime të Putin, asnjë nuk ishte kaq agresiv dhe i errët

Sam Greene, profesor në King’s College në Londër dhe drejtor i Institutit të Rusisë në këtë universitet, i ka bërë një analizë fjalimit të para pak çasteve të Presidentit rus, Vladimir Putin.
Në një fjalim si rrallë ndonjëherë, Putin bëri me dije se e njeh pavarësinë e rajoneve separatiste brenda Ukrainës, Donetskut dhe Luhanskut.
Për këtë fjalim, profesori Greene tha se nuk e ka parë ndonjëherë Putinin kaq agresiv dhe të erët.
“Fjalimi i Putinit është i errët dhe agresiv në nivele të pabesueshme. Kam parë shumë fjalime të tij, por asnjë nuk është si ky”, shkroi Greene në Twitter.
“Ky është një fjalim që ka për synim t’i bëjë njerëzit të zemëruar e jo të lumtur”, tha mes tjerash ai.
(Kosova Sot Online)