Situata Rusi-Ukrainë, fytyra e kryediplomates gjermane gjatë telefonatës me Lavrovin i thotë të gjitha

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 10:51
Situata Rusi-Ukrainë, fytyra e kryediplomates gjermane gjatë telefonatës me Lavrovin i thotë të gjitha

Situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka shqetësuar gjithë botën. Kjo pasi që një luftë e mundshme mes dy shteteve ka rrezik që të përhapet gjithandej, e ku potencialisht do të përfshihen edhe fuqitë perëndimore. Ka pasur paralajmërime për rritje të vigjilencës edhe në Ballkanin Perëndimor, meqë thuhet se Putin synon të destabilizojë edhe Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën.

E shqetësimi për mundësinë e një eskalimi të tillë është vërjetur edhe në fytyrën e kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një telefonate që ka zhvilluar mbrëmë me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov, pasi Rusia ka vendosur t’ua njohë pavarësinë dy rajoneve në lindje të Ukrainës.

Ndryshe, Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar të hënën, 21 shkurt, trupat ruse që të dërgohen në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Ky vendim i Putinit ka ardhur disa orë pasi ai ka nënshkruar dekretet për të njohur dy rajonet lindore të Ukrainës si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura.

Në dekret është thënë se vendimi duhet të zbatohet menjëherë.

Në të është thënë se ushtria ruse do të hyjë në Donetsk “me kërkesë të republikës për të siguruar paqen”.

Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar se përshkallëzimi ushtarak do të nxisë pasoja masive për Moskën.

(Kosova Sot Online)