Presidenti ukrainas: Po shqyrtojmë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 12:42
Presidenti ukrainas: Po shqyrtojmë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Sipas ministrisë së jashtme, presidenti ukrainas po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, shkruan BBC.

Gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me homologun e tij estonez,  Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve të tij europianë të mos ngurojnë dhe të vendosin sanksione kundër Moskës.

Ai ka minimizuar mundësinë e një konflikti në shkallë të gjerë me Rusinë, por  është i përgatitur të mobilizojë ushtrinë nëse do të jetë e nevojshme.

(Kosova Sot Online)