Ambasadori serb që ‘ra e u mbyt’ në Portugali, akuzohej për se abuzoi seksualisht me të bijën 9 vjeç

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 14:54
Ambasadori serb që ‘ra e u mbyt’ në Portugali, akuzohej për se abuzoi seksualisht me të bijën 9 vjeç

Oliver Antic javën e kaluar iu tek të notojë në një lum në Portugali, në një vend që njihej si ‘goja e ferrit’ nga banorët dhe u mbyt.  Ngjarja me gjithë se dukej e dyshimtë dhe në rrethana të dyshimta  që nga fillimi, tani mediat serbe raportojnë se ai kishte padi për pedofili nga partnerja e tij për abuzim seksual të vajzës së tyre 9 vjeç.

Oliver Antic me 27 janar ishte paditur nga ana e nënës së tij në prokurorinë serbe për abuzim seksual të bijës së tyre asokohe 9 vjeç sipas redaktorit të gazetës serbe Blic që ka pretenduar se e kanë parë padinë dhe i është konfirmuar nga prokuroria. Antic u mbyt në Portugali me 18 shkurt sipas raporteve të mediave portugeze pasi hyri të notojë në lum.

Në dokumentin që ka rrjedhur në mediat serbe janë të detajuara veprimet kriminele e të pështira të Antic ndaj bijës së tij, që kanë ndodhur në një periudhë rreth një vit.

Antic një politikan me përvojë i njohur për veprimtarinë e gjatë në krahun ekstrem politik serb, që nga Milosevici, Seselj dhe pastaj me një oportunizëm kishte kaluar nga partia që sot i prinë Aleksandar Vucic, Partia e Progresiste e Serbisë (SNP), si krah i djathtë i themeluesit Tomislav Nikolic, që u bë edhe president i Serbisë për një periudhë.

Antic i kishte prirë një periudhë si dekan fakultetin juridik të Beogradit ku i ishte vënë nofka ‘Luciferi i dekanatit’ pasi kishte spastruar rreth 17profesorë të padëgjueshëm dhe kritikues të regjimit të Slobodan Milosevic.

(Kosova Sot Online)