
Gazetari që raporton nga Ukraina për media të ndryshme në gjashtë gjuhë të botës

Philip Crowther po i përcjell zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke raportuar në gjashtë gjuhë nga Kievi.
Gazetari i agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press raporton për media të ndryshme në gjuhën angleze, spanjolle, portugeze, frënge, gjermane e luksemburgase.
Me dekretin e firmosur nga presidenti rus Vladimir Putin për t’i njohur si të pavarura dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore, Crowther i është shtuar intensiteti i punës.
Rusia mbrëmë i ka nisur një sërë automjetesh ushtarake dhe forca të shumta në drejtim të Ukrainës, ndërkohë që SHBA-ja dhe fuqitë tjera perëndimore po koordinohet për t’iu përgjigjur Putinit me saksnione.
(Kosova Sot Online)