Biden do të flasë nga Shtëpia e Bardhë për situatën në Ukrainë

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 17:22
Biden do të flasë nga Shtëpia e Bardhë për situatën në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do t’i drejtohet popullit në një adresim lidhur me situatën në Ukrainë në mbrëmje (me orën tonë lokale), ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.

Shtëpia e Bardhë pritet t’i shpallë disa sanksione kundër Rusisë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të futeshin në dy rajone separatiste pro-Moskësnë Ukrainën lindore pasi e njohu pavarësinë e tyre të hënën.

Shtëpia e Bardhë, e cila kishte hezituar ta përdorte fjalën “pushtim”, sinjalizoi një ndryshim në pozicionin e saj të martën.

“Ne mendojmë se ky është, po, fillimi i një pushtimi, pushtimi më i fundit i Rusisë në Ukrainë”, tha Jon Finer, zëvendës këshilltar kryesor për sigurinë kombëtare në SHBA.

(Kosova Sot Online)