
Biden po i drejtohet amerikanëve dhe botës: Putin e mohoi të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar

Presidenti amerikan Joe Biden akuzon rusin Vladimir Putinin se sulmoi “të drejtën për ekzistencë” të Ukrainës në fjalimin e tij.
Në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ai besonte se fjalimi i Putinit tregoi se ai nuk ka interes në “ndjekjen e dialogut të vërtetë” për sigurinë europiane.
“Ai kërcënoi në mënyrë indirekte territore të mbajtura më parë nga Rusia, duke përfshirë kombet që sot janë demokraci të lulëzuara dhe anëtarë të NATO’s”, tha Biden.
“Ai në mënyrë eksplicite kërcënoi më shumë nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tij ekstreme”.
Biden thotë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderët evropianë, përfshirë presidentin e Ukrainës Zelensky.
SHBA, aleatët dhe partnerët e saj kanë punuar së bashku, thotë ai.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit rus. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO’s”, tha presidenti amerikan.
(Kosova Sot Online)