Maliqi: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë ishin më të ashpra sesa ato të SHBA-ve

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 21:42
Maliqi: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë ishin më të ashpra sesa ato të SHBA-ve

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Agon Maliqi ka folur për rrezikun e konfliktit Rusi-Ukrainë, për të cilat thotë se sanksionet e sotme të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë ishin më të ashpra, ndërsa ato të SHBA-së më të buta.

Maliqi  thotë se sanksionet e SHBA-së të cilat janë më të buta se të BE-së I kanë dhënë mundësi Putinit për negociata.

“Unë mendoj se qasja e Perëndimit ka qenë e vendosur dhe e kujdesshme deri tash, se po mundohen të lënë hapsirë për Rusinë për me negociu. Edhe sanksionet e sotshme ishin pak më të ashpra nga BE-ja dhe më të buta nga SHBA-të, me një lloj shprese, që Putin ndoshta ndalonte në një moment dhe krijon hapësirë për negociata. Por me sa duket edhe duket qartë që Putini është i vendosur t’i shkojë kësaj pune deri në fund. Sidomos pas zhvillimeve të djeshme dhe të sotme synimi me sa duket është nënshtrimi I plotë I Ukrainës dhe jo i  vetëm këtyre dy republikave”, tha Maliqi.

Ai shtoi se Putini këtë luftë e ka përgatitur me faza, duke filluar nga viti 2008 me Gjeorgjinë.

“Një gjë të cilën e ka menduar me kohë Putini, ai këtë luftë të madhe e ka përgatit me faza, kjo ka fillu nga 2008 me Gjeorgjinë, pastaj me 2014 me Ukrainë. Pastaj e ka krijuar një lloj mburoje ndaj sanksioneve me rezervat e mëdha financiare dikun 650 miliardë dollare rezerva monetare. Për një kohë të mjaftueshme i mundësojnë Rusisë për ta zgjatë konfliktin. Perëndimi e ka hequr nga mundësia ndërhyrjen ushtarake, sepse nëse vjen puna aty është luftë botërore.

Ata po synojnë të shkojnë me ushtri përtej vijës që e kontrollojnë deri sot, kjo do ta provojë gjithsesi një reagim të ushtrisë ukrainase, pastaj kjo do të përdoret si pretekst nga Rusia për përshkallëzim të luftës, që me shumë gjasë do të nënkuptojë bombardime ajrore”, shtoi Maliqi.


(Kosova Sot Online)