Ministri i Jashtëm ukrainas zbulon dredhinë që Putin po përgatit në Krime me një eksplodim

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 21:50
Ministri i Jashtëm ukrainas zbulon dredhinë që Putin po përgatit në Krime me një eksplodim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se kanë ardhur raporte shqetësuese nga Krimea ku i gjithë turni i fabrikës kimike Titan në qytetin Armyansk është evakuuar. Kuleba ka thënë se ky mund të jetë “preteksti” që Putin po kërkon si provokim të mundshëm.

Po ashtu, politikanja Mariana Bezuhla thotë se një eksplodim është planifikuar të ndodhë në këtë kompani, për të cilën do të akuzohen forcat ukrainase. Ajo ka thënë se Ukraina nuk ka planifikuar asgjë të tillë.

“Raporte shqetësuese nga Krimea pasi i gjithë turni i natës i fabrikës kimike Titan në Armyansk është evakuuar nga objekti. Kjo mund të jetë një përgatitje për një tjetër provokim të organizuar nga Rusia. Moska duket se nuk ka kufij në përpjekjet për të falsifikuar pretekste për agresion të mëtejshëm”, shkruan Ministri Kuleba.

(Kosova Sot Online)