Arratiset nga burgu i Smrekonicës personi që ishte në vuajtje të dënimit

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 09:29
Arratiset nga burgu i Smrekonicës personi që ishte në vuajtje të dënimit

Një person që ishte në vuajtje të dënimit ka arritur të arratiset nga burgu nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA /Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 23.02.2022 – 16:00-19:00. Nga Qendra Korrektues Smrekonicë është raportuar se nga ajo qendër kishte ikur në drejtim të panjohur i dyshuari mashkull  kosovar i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)