
Lexoni edhe:
Barbaria e Vladimir Putin kundër Ukrainës, çfarë dimë deri tash për luftën më të re në Europë
Ushtarët ukrainas janë parë duke marrë pozicionet në qytetin Mauripol që ka dalje në detin Azov afër rajoneve seperatiste, raporton ABCNews.
Një video-incizim i publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të medias amerikane shfaq ushtarët ukrainas të pozicionuar në pozicionet luftarake.
Presidenti rus Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit urdhëroi nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë. Raportimet e para të mediave botërore njoftojnë për qindra persona të vrarë. Ndërsa në adresimin e tij Putin tha se Rusia nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën, dhe se përgjegjësia, nëse do të ketë gjakderdhje, i takon “regjimit ukrainas”. Fuqitë botërore kanë dënuar veprimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që Putin ta ndalojë sulmin menjeherë. Krah Rusisë u rreshtua aleati i saj, Bellorusia. Nga Ukraina vijnë pamje të trishtueshme të refugjatëve të parë.
Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para të mëngjesit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë anipse njoftoi se në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthim.
Ukrainian soldiers seen taking up position in Mariupol. https://t.co/auNkIoTwg7 pic.twitter.com/ZcgLuWiwTb
— ABC News (@ABC) February 24, 2022
(Kosova Sot Online)