Predha ruse duke goditur aeroportin dhe depotë e karburanteve afër kufirit me Rumaninë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 11:51
Predha ruse duke goditur aeroportin dhe depotë e karburanteve afër kufirit me Rumaninë

Një video-incizim në rrjetin social Twitter shfaq pamjet e predhave ruse duke goditur aeroportin dhe depotë e karburanteve në qytetin Ivano-Frankivsk afër kufirit me Rumaninë.

Nga pamjet shihet raketa e ushtrisë ruse që godet aeroportin dhe njerëzit duke ikur në panik.

Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit urdhëroi nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë. Raportimet e para të mediave botërore njoftojnë për qindra persona të vrarë. Ndërsa në adresimin e tij Putin tha se Rusia nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën, dhe se përgjegjësia, nëse do të ketë gjakderdhje, i takon “regjimit ukrainas”. Fuqitë botërore kanë dënuar veprimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që Putin ta ndalojë sulmin menjeherë. Krah Rusisë u rreshtua aleati i saj, Bellorusia. Nga Ukraina vijnë pamje të trishtueshme të refugjatëve të parë.

Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para të mëngjesit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë anipse njoftoi se në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthim.

(Kosova Sot Online)