Moment shokues: Gazetarit i fluturoi raketa ‘mbi kokë’ derisa raportonte në Ukrainë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 13:51
Moment shokues: Gazetarit i fluturoi raketa ‘mbi kokë’ derisa raportonte në Ukrainë

Në orët e para të së enjtes një korrespodent australian u gjend në një situatë dramatike derisa po raportonte në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë.

Sipas medieve të huaja, fotoreporteri Bryce Wilson po raportonte nga qyteti Kramatorsk i Ukrainës, kur u ndesh me raketën që po i fluturonte ‘sipër kokës’.

Linjat ajrore kanë anuluar fluturimet drejt Ukrainës për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve pasi armët kanë filluar të mbushin qiellin në të gjithë rajonin, derisa avionët u ndaluan gjithashtu në disa pjesë të Rusisë.

Derisa Wilson filloi të filmonte përmbledhjen e tij mbi situatën, ai u përfshi në kaos pasi armët filluan të vërshojnë mbi të.

‘Oh dreq, kjo është një raketë! Kjo është një raketë!’, bërtet ai.

https://video.syri.net/upload/videos/2022/02/6UwL4AFy7qwlsFhtTsdh_24_e44bad4b65d0a5596ade0164860d4c52_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)