Vuçiq po konsultohet me liderët botërorë, nesër do të njoftojë për qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë

  • A.P /
  • 24 February 2022 - 20:27
Vuçiq po konsultohet me liderët botërorë, nesër do të njoftojë për qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër duke filluar nga ora 18:00 deri në 20:00 do t’i drejtohet qytetarëve për krizën në Ukrainë dhe do të prezantojë qëndrimin e Serbisë për këtë krizë.

Vuçiq është duke u konsultuar me presidentë dhe kryeministra në mbarë botën në mënyrë që të jap qëndrimin e Serbisë në përputhje me interesat kombëtare, shkruan Tanjug,

“Shteti ynë po përgatit edhe një dokument preciz në të cilin do të përcaktohen qëndrimet dhe politikat e Serbisë” është thënë nga Presidenca e Serbisë.

(Kosova Sot Online)