I moshuari ukrainas shpëton mrekullisht pasi makina e tij u shtyp nga tanku rus

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 14:44
I moshuari ukrainas shpëton mrekullisht pasi makina e tij u shtyp nga tanku rus

Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku pretendohet se një i moshuar ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte u shtyp nga një tank rus.

Sipas pretendimeve në rrjete sociale, i moshuari qarkullonte në rrugë, pa i krijuar asnjë shqetësim ushtarëve rusë dhe u bë “petë” nga një tank.

Megjithatë fatmirësisht shpëtoi pa asnjë gërvishtje, ndërsa kalimtarët e ndihmuan të dilte nga makina e shkatërruar.

(Kosova Sot Online)