Polonia: Do të mbyllim hapësirën ajrore për linjat ruse

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 16:01
Polonia: Do të mbyllim hapësirën ajrore për linjat ruse

Kriza Ukrainë-Rusi ka ngjallur reagimin e të  gjithë ndërkombëtarëve.  Mediat e huaja bëjnë me dije se lëvizja më e fundit e autoriteteve polake është bllokimi i zonës ajrore për avionët rus.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki  i cili është shprehur se qeveria e tij do të përgatisë një rezolutë e cila do të rezultojë në mbylljen e hapësirës ajrore të Polonisë për linjat ajrore ruse.

“Kam urdhëruar përgatitjen e një rezolute të këshillit të ministrave që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore mbi Poloni për linjat ajrore ruse”, ka bërë me dije  Morawiecki.

(Kosova Sot Online)