Putini i nervozuar i kërkon ushtrisë së Ukrainës ta rrëzojë qeverinë e vet

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 16:43
Putini i nervozuar i kërkon ushtrisë së Ukrainës ta rrëzojë qeverinë e vet

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar ushtrisë ukrainase ta rrëzojë udhëheqjen e saj, të cilën ai e ka quajtur “grup i të varurve nga droga dhe neonazistë, të cilët janë të strehuar në Kiev dhe kanë marrë peng gjithë popullin ukrainas”, raporton the Guardian.

Duke iu adresuar ushtrisë ukrainase në një paraqitje televizive, Putin, i cili duke i nervozuar, i kërkonte atyre “që të marrin fuqinë në duart e tyre”.

“Duket se për ne do të ishte më e lehtë të merreshim vesh me ju, se me atë bandë e të varurve nga droga dhe neonazistë”, ka thënë Putin.

Presidenti rus ka ripërsëritur fjalët e tij se udhëheqja ukrainase është përfshirë në “gjenocid”, në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës.

“Ne po lujmë me grupe nacionaliste që janë përgjegjës direkt në gjenocidin në Donbas dhe gjakderdhjen e qytetarëve paqësorë të dy republikave”,

Në adresimin e tij, Putin më vonë akuzoi udhëheqjen ukrainase si “neonaziste”, të cilët, sipas tij, po veprojnë si terroristë dhe “po fshihen pas civilëve”.

(Kosova Sot Online)