Ganimete Musliu ia plas të qeshurës pas deklaratës së Haradinajt në Kuvend

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 17:21
Ganimete Musliu ia plas të qeshurës pas deklaratës së Haradinajt në Kuvend

Deputetja e PDK-së, ia ka plasur të qeshurës pas deklaratës së Ramush Haradinajt sot në foltoren e Kuvendit.

Musliu është dëgjuar duke qeshur me zë të lartë pasi Haradinaj tha se “njëherë kam qenë në Stadium këtu në Prishtinë, iu kam çu të fala shumëve, qashtu ju koftë tanve” duke e ndërlidhur me deklaratën e tij në Stadiumin e Prishtinës në vitin 2005 kur kishte thënë “mshelne komandanta të Bllacës” dhe pastaj kishte sharë më nënë, teksa iu kishte përgjigjur fishkëllimave të një pjese të masës.

(Kosova Sot Online)