Kosovari që mbeti i ngujuar në një bodrum në Ukrainë është vëllai i historianit Jusuf Buxhovi

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 19:42
Kosovari që mbeti i ngujuar në një bodrum në Ukrainë është vëllai i historianit Jusuf Buxhovi

Kosovari Bashkim Buxhovi i cili ka mbetur i ngujuar në një bodrum në Kiev është vëllai i historianit dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi.

Teksa kanë nisur bombardimet ruse në Ukrainë, Bashkim Buxhovi ka mbetur i ngujuar në një bodrum bashkë me gruan dhe vjehrrën, teksa dy fëmijët e tij janë nisur drejt Polonisë mëngjesin e sotëm.

Tutje, Buxhovi  tha se meqë është i sëmurë kronik, e ka të pamundur që të largohet nga Kievi, për atë edhe është ngujuar në një bodrum, teksa deklaron se për të është e rëndësishme vetëm t’i shpëtojnë fëmijët.

(Kosova Sot Online)