Kosova e Serbia kanë negociuar edhe sot për targat, Lajçak flet pas takimit të pestë

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 21:43
Kosova e Serbia kanë negociuar edhe sot për targat, Lajçak flet pas takimit të pestë

Kosova dhe Serbia kanë vazhduar me negociatat në Bruksel, me ndërmjetësimin e Emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se grupet punuese kanë negociuar sot për cështjen e targave.

Lajçak gjithashtu u bëri thirrje palëve në dialog që të angazhohen në mënyrë konstruktive rreth dialogut.

“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i grupeve punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj (palët) që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)