Ish-presidenti ukrainas: Rusët janë vetëm 2 km nga pozicioni ku jemi ne, Putin do të takohet me ferrin

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 16:24
Ish-presidenti ukrainas: Rusët janë vetëm 2 km nga pozicioni ku jemi ne, Putin do të takohet me ferrin

Ish-Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është parë me kallashnikov në dorë rrugëve të Ukrainës.

Ai gjatë një transmetimi live për Sky News ka thënë se ukrainasit nuk do të dorëzohen dhe se Putin kurrë nuk do ta marrë Ukrainë, ndonëse ka pohuar se ushtria ruse ndodhet vetëm 2 kilometra nga pozicioni i tij në Kiev.

”Pavarësisht se sa ushtarë i vret, sa raketa i ka, sa armë nukleare i ka, ukrasinasit janë një popull i lirë me një të ardhme evropiane. Ukraina nuk e pranon Putinin, ai do të përballet me ferrin”, deklaroi mes tjerash Poroshenko, i cili e quajti presidentin rus Putin të çmendur.

(Kosova Sot Online)