
Suspendohet ish-zyrtari i PDK-së, Mehdi Haxha, ia 'huazoi' vetes 7500 euro nga Posta e Kosovës

Ish-zyrtari i PDK-së që është dhëndër i familjes së Kadri Veselit, Mehdi Haxha, i cili punon në Postë, është suspenduar.
Ai po akuzohet se ka bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi si zyrtar i Postës ia ka dhënë vetes 7500 euro nga ky institucion.
Mësohet se këtë gjë e bëri në koordinim me disa persona, të cilët janë në suspendim po ashtu.
Haxha e ka pranuar për media se i ka marrë ato para, teksa shton se i ishin nevojitur për shërimin e një familjareje që vuante nga kanceri.
Sipas Haxhës, paratë janë kthyer sërish, mirëpo po hetohet procedura se si Haxha keqpërdori pozitën për t'i huazuar vetes këto para.
(Kosova Sot Online)