Nxënësit e Shkollës së Muzikës në Gjakovë këndojnë këngë tradicionale ukrainase

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 14:05
Nxënësit e Shkollës së Muzikës në Gjakovë këndojnë këngë tradicionale ukrainase

Nxënësit e Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ kanë kënduar këngë tradicionale ukrainase në shenjë solidaizimi me këtë shtet.

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në llogarinë e saj në Twitter ka ndarë videon e nxënësve të cilët shihen duke kënduar këngë ukrainase.

“Një realizim i bukur i nxënësve të Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë. Një këngë tradicionale ukrainase, në mbështetje dhe solidarizim me Ukrainën dhe popullin e saj! ‘Ой ходить сон, коло вікон’. ‘The Dream Passes by the Window’”, ka shkruar Nagavci.


(Kosova Sot Online)