Avionët rusë marrin rrugë të gjatë për të shmangur hapësirën ajrore të BE-së

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 11:51
Avionët rusë marrin rrugë të gjatë për të shmangur hapësirën ajrore të BE-së

Linjat ajrore ruse po detyrohen të kryejnë një rrethrrotullim nga enklava e saj, Kaliningrad në Detin Baltik pasi vendet e Bashkimit Evropian mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët e Rusisë.

Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrore që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.

Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Balltikut.

Kanadaja është bërë vendi i fundit, së bashku me vendet e BE-së dhe Britaninë, që ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.

(Kosova Sot Online)