Tash është momenti kritik, Kosova urgjentisht të anëtarësohet në NATO!

Tash është momenti kritik, Kosova urgjentisht të anëtarësohet në NATO!
Tash është momenti kritik, Kosova urgjentisht të anëtarësohet në NATO!

Naim Miftari

  • 28 February 2022 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Lufta në Ukrainë i shkon për shtati shtetit të Kosovës, nëse dimë ta përdorim, sepse tani është momenti i duhur që Kosova ta gjej rrugën më të shkurtër për anëtarësim në NATO, nëse i epet mundësia, pasi që NATO edhe ashtu është prezentë në Kosovë që nga viti 1999, dhe FSK-ja profesionalisht nuk është mbrapa ushtrive tjera anëtare të NATOS, vetëm duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme tekniko operative dhe të mbrojtjes për të bashkëvepruar në mbrojtje të vendit së bashku me forcat aleate të NATO-s nga cilido agresion me të cilin mundë të ballafaqohet.

Rasti i pushtimit të Krimes ku pos disa sanksioneve nuk u ndërmor asgjë nga bashkësia ndërkombëtare, pastaj rasti i Turqisë kur ja rrëzuan aeroplanin bombardues Rus SU24 mbi Siri, edhe pse ishte anëtare e NATO-s kur u ashpërson gjërat shumë shtete të NATO-s i thanë se nuk do të luftojnë kundër Rusisë në rast të një konfliktit Rusi-Turqi pastaj tani pushtimi i Ukrainës nga Rusia komuniste e shumë raste tjera tregojnë qartë se në botën e sotme nuk mundë të mbijetoni si shtet, nuk e keni të sigurt shtetin nëse nuk jeni të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Me vite e kam cekur dhe kam thënë publikisht se vendi ynë dhe populli i jonë duhet me qenë i përgatitur mirë dhe i përgatitur ushtarakisht për luftë në rast rreziku, pra Kosova ka nevojë të ketë edhe taksa e mbrojtje kundërajrore, artileri raketore dhe mbrojtje solide kundërajrore. Nëse e bëjmë një analist profesionale në detaje, do të konstatojmë se nga pas lufta vetëm me paratë që janë shpenzuar dhe parat që janë plaçkitur nëpër tandera, pastaj në plaçkitjet e tokave, shitjen e fabrikave shtetërore, po të menaxhohej racionalist kjo pasuri dhe të investohej në forcimin e mbrojtjes, sot Kosova do të ishte shteti më i armatosur në Ballkan. Ta marrim vetëm rastin e Bektel Enkes me 100 milion të vjedhur nga politikanët e korruptuar, sot vendi i jonë do ti kishte s’pakut 3 aeroplanë F16 ose dhjetëra helikopter,ose do ti kishte 20-25 tanke Abrahams 1 ose qindra autoblinda.

“Nëse doni ta ruani paqen përgatitu, armatosu mirë për luftë”. (citat romak para shumë shekujsh).Kjo nuk ka ndodhur deri tash nga qeveritë e kaluara. Por tani Qeveria duhet të kursej sa më shumë që i jepet mundësia dhe të vazhdoj armatosjen dhe sidomos përgatitjen profesionale të FSK-së për rast të luftës, edhe do të ishte prefekt futja e lëndëve të mësimit për mbrojtje, të futet nga shkolla fillore, në shkolla të mesme dhe në çdo fakultet. Kosova duhet të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, bisedat me Serbin nuk duhet me qenë tash në top prioritet. Sa i përket ligjit, ndërtimit të shtetit të së drejtës, Kosova duhet të vazhdon me sundimin e ligjit në tërë Kosovën sidomos në veriun e Kosovës pasi apetitet Serbe i ka shtuar tentimi i Hashim Thaçit ,Isa Mustafes e disa politikanëve tjerë shumica të korruptuar me nda Kosovën, prandaj Qeveria Kurti me gjithë vështirësitë dhe presionin, duhet me qenë striktë dhe mos me lejuar më asnjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Lufta në Ukrainë i shkon për shtati shtetit të Kosovës, nëse dimë ta përdorim, sepse tani është momenti i duhur që Kosova ta gjej rrugën më të shkurtër për anëtarësim në NATO, nëse i epet mundësia, pasi që NATO edhe ashtu është prezentë në Kosovë që nga viti 1999, dhe FSK-ja profesionalisht nuk është mbrapa ushtrive tjera anëtare të NATOS, vetëm duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme tekniko operative dhe të mbrojtjes për të bashkëvepruar në mbrojtje të vendit së bashku me forcat aleate të NATO-s nga cilido agresion me të cilin mundë të ballafaqohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".