Presidenti ukraians sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në BE

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 17:09
Presidenti ukraians sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Parlamenti i Ukrainës njofton se në ambientet e tij, presidenti i vendit sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.

“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në Twitter.

(Kosova Sot Online)