
Kryeministri ukrainas publikon disa foto pas nënshkrimit të aplikacionit për anëtarësim në BE

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka publikuar një fotografi me presidentin Volodymyr Zelenskiy pasi kanë kërkuar zyrtarisht që Ukraina të anëtarësohet me Bashkimin Evropian.
“Presidenti Zelensky e nënshkroi aplikacionin për anëtarësim në BE për Ukrainë. Kjo është zgjedhja e Ukrainës dhe popullit ukrainas”, shkroi ai.
Nga Parlamenti i Ukrainës paraprakisht njoftuan se presidenti i vendit e ka nënshkruar aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.
Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.
(Kosova Sot Online)