Sipas zyrtarëve ukrainas kaq ushtarë të Rusisë janë vrarë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 11:28
Sipas zyrtarëve ukrainas kaq ushtarë të Rusisë janë vrarë

Zyrtarët e ushtrisë ukrainase kanë thënë se 5 mijë e 710 trupa rusë janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në Ukrainë.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook, një zëdhënës shtoi se 200 ushtarë rusë janë marrë peng nga forcat ukrainase. 

Gjithashtu, zyrtari pretendoi se 198 tanke ruse, 29 aeroplanë, 846 automjete ushtarake dhe 29 helikopterë janë shkatërruar.

BBC, që raportoi lajmin, thotë se këto pretendime nuk ka mundur t’i verifikojë, por se Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar beson që forcat e Moskës kanë pësuar humbje gjatë agresinit në Ukrainë. 

Të dielën, zyrtarët në Moskë u obliguan të pranojnë se forcat e tyre kanë pësuar humbje, disa ditë pas pretendimeve se nuk ka pasë ushtarë rusë të vrarë.

(Kosova Sot Online)