Skena emocionale në seancën e Parlamentit Evropian, disa ligjvënës vishen me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 13:26
Skena emocionale në seancën e Parlamentit Evropian, disa ligjvënës vishen me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Të martën në seancën e Parlamentit Evropian për luftën në Ukrainë, janë parë disa skena emocionale në hapje.

Disa ligjvënës kanë veshur bluza në mbështetje të Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola, ka falënderuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që i është bashkuar takimit përmes video-lidhjes.

Mesola ka thënë se Parlamenti mirëpret aplikacionin e Ukrainës për t’u bërë pjesë anëtare e Bashkimit Evropian dhe do të punojë në jetësimin e kësaj çështjeje.

(Kosova Sot Online)