Brenda psikologjisë së Vladimir Putin: Ai është një plak që po i frikësohet vdekjes

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 14:33
Brenda psikologjisë së Vladimir Putin: Ai është një plak që po i frikësohet vdekjes

Peter Pomerantsev, autor i librit “Kjo nuk është propagandë: Aventura në luftën kundër realitetit”  dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe London Schol of Economics, në një shkrim të tij për revistën “Time” ka analizuar profilin psikologjik të Vladimir Putin, duke dalë  me nje teori interesante për motivet e sulmit të tij ndaj Ukrainës.

I lindur në Kiyv në vitin 1978,  bir i një poeti të arrestuar nga KGB, me shtetësi britanike, Pomerantsev shkruan se në vend që të krijojë një Rusi që lulëzon, për shkak të pasurisë së madhe dhe talentit njerëzor, Putin ka krijuar një shtet që i vje era frikë, vdekje dhe vrasje nga të cilat Ukraina është përpjekur të ikën. Gazeta Exprerss sjell një version të shkurtuar të shkrimit të botuar në Time.

“Vladimir Putin është një plak që po i frikësohet vdekjes dhe që po përpiqet ta kthejë kohën prapa. Ukraina dhe ukrainasit janë kurbani i tij. Invazioni që po bën ai ndaj vendit të tyre është një përpjkeje për ta ndalë vdekjen e tij të pashmangshme. Derisa plakemi, vdekja bëhet më e vështirë për ta injoruar. Derisa ajo afrohet është e natyrshme që të duash ta kthesh kohën prapa. Bëhemi nostalgjikë, paksa të hidhur me të tashmen. Derisa vdekja afrohet ne bëjmë veprime  budallaqe për ta dëshmuar se ende jemi të ri. Provojmë, paksa në mënyrë komike, të mos respektojmë të paevitueshmen. Ta mohojmë realitetin.

Diktatori me fuqi të palimitueshme, që ka qenë në pushtet për kaq shumë dekada mendon se mund të bëjë gjithcka, që ka vrarë dhe ka burgosur gjithkënd që ia ka thënë të vërtetëtën, ky lloj dikatori mendon që se mund të luftojë me kohën.Putin sikur çdo 69 vjeçar – i frikësohet vdekjes. Frika e tij është akute. Ai, zyrtarëve që e vizitojnë u bën teste fecesi (ose kështu së paku janë thashethemet) për t’u siguruar se nuk janë të sëmurë. Që nga shfaqja e Covid 19, zyrtarët duhet të izolohen disa javë para se ta takojnë atë. Ata që nuk e bëjnë si Presidenti Macron, ulen në një tavolinë absurde të gjatë. A ka ndonjë sëmundje koronike Putin. Ndoshta. Qartësisht ai është i shastisur dhe paranojak nga vdekja.

Trajtimet e tij me botoks që i japijn fytyrës së tij një pamje dylli në shkrirje e sipër, tregon edhe për një dëshirë të tij për ta kthyer orën prapa.

Për dallin nga ne, ai mund t’i projektojë frikërat e tij në shtete të tëra. Në fjalimet e tij të përcarta dhe të turpshme mbi Ukrainën ajpo nuk flet ansjëherë për të ardhmen – ai do t’i ikën të ardhmes dhe atë që sjell ajo.

Ai e “justifikon” innazionin e tij nëpërmjet dëshirës për ta kthyer të kaluarën: ta cojë Ukrainën në shekullin e 19’të, në Bashkimin Sovjetik, në rininë e tij. ai flet në mënyrë konfuze dhe kërcënuese për rikthimin e lavdisë së Perandorisë ruse, duke kritikuar krijimin e Republikave Sovjetike nga Leninid duke e zhbërë revolucionin ndaj satrapit të tij Viktor Yanukovich më 2014″ shkruan Pomerantsev

Nëse do të krijonte një Rusi tjetër, autori, shkruan se Putin do ta kishte afër Ukrainën.

“Sa më e lehtë do të ishte për Vladimir Putin që të krijonte një Rusi lulëzuese me pasuritë e saj të mëdha të naftës dhe talentit njerëzir, ta bënte një vend me të cilën Ukraina do të donte të qëndronte afër. Në vend të kësaj, ai krijoi vend që i vie era frikë, vdekje, dhe vrasje nga e cila Ukraina është përpjekur të ikën. Shkrimtari sovjetik Alexander Solzhenitsyn dikur kishte gjetur një metaforë për sistemin e Kremlinit në librin e një prej roamaneve të tij Pavijoni i kancerozëve. Ajo mbetet një metaforë potente. Kanceri do të metastazojë; të metastazojë nëër Europë dhe përtej. Diagnoza e Putinit është terminale. Kë do ta vrasë ajo. Ukraina po lufton deri në vdekje – për ta zgjedhur jetën“

(Kosova Sot Online)