Kukulla e Putin i përgjigjet ministrit francez: Lufta ekonomike mund të bëhet luftë e vërtetë

  • E. /
  • 01 March 2022 - 14:37
Kukulla e Putin i përgjigjet ministrit francez: Lufta ekonomike mund të bëhet luftë e vërtetë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, që shërben prej vitesh si kukull e presidentit akutal të Rusisë, Vladimir Purtin i është kundërpërgjigjur komenteve të ministrit francez të financave, Bruno Le Maire, i cili më herët tha se Franca po bën luftë ekonomike kundër Rusisë.

Siç raporton CNN, Medvedev nuk ka ngurruar që ta kërcënojë me luftë edhe Francën.

“Ruajeni gjuhën, zotërinj”, shkroi të martën në Twitter Medvedev, i cili është zëvendëskryetar aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. “Mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërroheshin në të vërteta.”

Ministri francez, Le Maire tha në një intervistë me transmetuesin francez FranceInfo se vendi i tij dhe BE-ja do ta nisin një “luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”.

(Kosova Sot Online)