
Lexoni edhe:
Kryetarja e Komisionit Evropian: Kurrë kurrë kurrë s’do ta lejojmë Putinin që ta shkatërrojë Ukrainën
Presidenti Ilir Meta vlerëson mesazhin e fortë dhe prekës të homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbajtur sot në seancën e jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, mbi luftën në Ukrainë.
Teksa publikon një pjesë të mesazhit të Zelenskyt, Meta thekson se ai është frymëzues heroizmi i popullit ukrainas në luftën për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane.
“Mesazh shumë i fuqishëm i Presidentit Zelensky drejtuar sot Parlamentit Europian: “Sot çdo shesh, pavarësisht emrit, do të quhet “Sheshi i Lirisë”, në çdo qytet të vendit tonë. Askush nuk do të na thyejë ne! ?
Frymëzues heroizmi i popullit ukrainas në luftën për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane. ?”, shkruan Meta.
(Kosova Sot Online)