Ukraina bisedon me aleatët për ta ndihmuar në hapësirën ajrore në luftën kundër Rusisë

  • E /
  • 01 March 2022 - 15:40
Ukraina bisedon me aleatët për ta ndihmuar në hapësirën ajrore në luftën kundër Rusisë

Ukraina është në bisedime me aleatët e saj se si ta mbështesë mbrojtjen e saj ajrore, tha të martën Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, raporton The Guardian.

Ai i bëri komentet kur u pyet nëse NATO duhet ta krijojë një zonë ndalim-fluturimi për ta ndihmuar Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.

“Gjithçka që ata mund të na ndihmojnë tani – është më mirë të ndihmojnë tani sesa ta gjejmë veten sy më sy me Putinin më vonë”, tha Kuleba në një konferencë për shtyp në internet.

“Nuk ka nevojë të kesh frikë se NATO do ta gjejë veten në luftë me Rusinë për shkak të Ukrainës. Nëse Rusia fiton – ju jeni në rend.”

(Kosova Sot Online)