Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, reagon drejtori i shkollës ku Rijadi vijonte mësimet

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 16:14
Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, reagon drejtori i shkollës ku Rijadi vijonte mësimet

Rijad Hyseni është 14 vjeçari që u ther sot me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave.

Lajmin për vdekjen e tij pos policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit përmes një postimi në Facebook bashkë me një fotografi të tij.

Pas lajmit ka reaguar edhe drejtori i shkollës fillore ku ai vijonte mësimet, Skënder Halimi

Ai përmes një shkrimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes, derisa Rijadin e ka cilësuar si nxënës të urtë dhe shumë i sjellshëm.

'Në emër të menaxhmentit të shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta! Rijad, dritë pastë shpirti yt i bardhë!Pusho në paqe" shkruan ai.

(Kosova Sot Online)