
Rusia intensifikoi sulmet me aeroplanë, Zelinskiy i drejtohet NATO’s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar nga NATO-ja që ta vendosë një zonë të ndalim-fluturimit për forcën ajrore ruse .
Zelinskiy ka thënë se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të fillojnë bisedimet kuptimplota për një armëpushim, raporton Reuters.
Duke folur në një intervistë në një kompleks qeveritar nën masa të rrepta sigurie, Zelenskiy këmbënguli se një zonë ndalim-fluturimi do të ishte një masë parandaluese dhe se nuk po tentonte të tërhiqte aleancën e NATO-s në luftë me Rusinë.
(Kosova Sot Online)