Qalaj: Ukraina i ka kaluar parashikimet, po reziston ndaj një superfuqie ushtarake

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 18:04
Qalaj: Ukraina i ka kaluar parashikimet, po reziston ndaj një superfuqie ushtarake

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se Ukraina është duke rezistuar mirë ndaj Rusisë.

Ai ka thëne se ky shtet është duke treguar një mobilizim dhe rezistencë të fuqishme, ndaj Rusisë.

“Unë mendoj që Rusia është një super fuqi botërore sa i përket aspektit ushtarak. Në anën tjetër e kemi një shtet që sigurisht që ushtarakisht është shumë i dobët se Rusia, mirëpo që është duke treguar një guxim dhe një mobilizim shumë të mirë. Është duke bërë një rezistencë deri më tani të shkëlqyer”, deklaroi Qalaj.

Sipas, Qalajt në ndihmë Ukrainës janë duke i dal edhe shtetet e VBE-së.

“Është duke bërë një rezistencë deri tash të shkëlqyer duke përdoruar të gjitha resurset edhe njerëzore edhe teknike që i ka. Kuptohet me ndihmat që po i vinë nga aleatët e BE-së”, tha ai.

Qalaj mendon se Ukraina i ka kaluar të gjitha parashikimet në luftë ndaj një superfuqie ushtarake sic e ka cilësuar ai Rusinë.

“Për mua i kanë kaluar të gjitha parashikimet. Mos të harrojmë që është vetëm fillimi i luftës dhe në këtë fillim të luftës unë dhe shumë njerëz mendojmë që Ukraina ka qenë shumë e suksesshme”, tha më tutje ai. 

(Kosova Sot Online)