
Ky është nxënësi nga Prishtina që e vranë derisa po shkonte në shkollë

Therrje me thikë ka ndodhur të martën në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, si pasojë një 14-vjeçar ka humbur jetën.
Prokuroria ka bërë të ditur se në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje, si dhe zhvillimit të hetimeve, në këtë fazë prokuroria thekson se nuk mund të japen detaje të tjera.
(Kosova Sot Online)