
Xhelili për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas: Kosova sot dha një mesazh të fuqishëm

Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka njoftuar se është mundësuar ndarja e mjeteve buxhetore për strehimin dhe mbështetjen financiare për 20 gazetarë ukrainas, ku prioritet kanë gratë.
Përmes një postimi në Facebook, Kica Xhelili tha se kjo u mundësua nga një bashkëpunim i ngushtë me Zyren e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
“Qendrën Evropiane për Liri të Medias dhe Shtypit, të cilët i falënderoj shumë për gatishmërinë në kohë të ndjeshme si këto. Të qenit sot gazetar në Ukrainë përbën rrezik të jashtëzakonshëm. Rusia në mënyrë sistematike ka shkatërruar çdo tentativë për liri të shprehjes, dhe të njëjtën po tenton ta bëj me gazetarë Ukrainas të cilët sipas organizatave ndërkombëtare vlerësohet të jenë target kryesor i Rusisë”, shkroi Kica Xhelili.
Deputetja tha se me këtë veprim, Kosova sot dha edhe një mesazh të fuqishëm.
“Kosova rreshtohet karshi të drejtës absolute të Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit të saj duke dënuar agresionin rus në vazhdimësi. Kosova kujton luftën e saj për liri të viteve të 90’ta, dhe e kupton rëndësinë e mbështetjes së miqve në momente të tilla. Prandaj, Kosova synon që mbështetjen që i është dhënë nga miqtë e saj, t’ua kthej në forma të ndryshme shteteve që kanë misionin e njëjtë të paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi ajo.
(Kosova Sot Online)