
Zelensky: Ky nuk është një film, unë nuk jam ikonë, Ukraina është ikonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN u pyet për transformimin e tij nga aktor komik në lider me famë botërore të kohës së luftës.
Zelensky u përgjigj: “Është shumë serioze, nuk është një film… Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë”.
“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë”, shtoi ai.
“Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë.”
Sulmet e reja tronditën Kievin të martën, me Rusinë duke shtuar sulmet e saj në kryeqytet dhe në vende të tjera kyçe.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, ekziston frika se Rusia po përpiqet të rrëzojë infrastrukturën e komunikimit të qytetit pasi goditi një zonë pranë kullës televizive të Kievit, duke hequr pajisjet e transmetimit.
Udhëheqësi ukrainas dukej i lodhur dhe i stresuar, por ishte miqësor me ekipet e CNN dhe Reuters.
Ai tha se nuk e kishte parë familjen e tij për tre ditë; i pyetur se si janë ditët e tij tipike, ai tha: “Puno dhe fle”.
(Kosova Sot Online)